Rrëmbimi më interesant që ka ndodhur ndonjëherë – Helikopteri ulët në fushë dhe merr lojtarin
Kur bëhet fjalë për ndeshjet më të paharrueshme në historinë e futbollit, Zinedine Zidane kishte goditur me kokë Marco Materazzi në ndeshjen e tij të fundit si futbollist profesionist ishe kulmi.
Në kohën shtesë të finales së Berlinit, Zidane dhe Materazzi u panë duke u fjalosur në fushë, me ofendimet e këtij të fundit që trondi ‘Zizoun’, i cili e goditi me kokë në gjoks, shkruan Periskopi.
Zidane u bë lojtari i parë që u përjashtua me karton të kuq në një finale të Kupës së Botës dhe imazhi i tij duke ecur pas Kupës së Botës do të mbetet përgjithmonë ikonë.
Por, diçka më interesante ndodhi në vitin 2019 kur në ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Tretë të Katanezit midis qytetit të Viagrande dhe Nebrodi, të luajtur në një fushë të keqe, na rikujton rastin kur një helikopter u ul në fushë dhe tre grabitës u lëshuan për ta marr me vete lojtarin, Ignazio Barbagallo.
Ata menjëherë vunë në sy Barbagallo dhe e tërhoqën zvarrë në helikopter përpara se të niseshin.
Kjo thuhet të ketë qenë një shkaka e përgatitur nga lojtari.
Barbagallo u pezullua deri më 30 qershor të vitit 2019 nga aktiviteti i tij në futboll, gjithashtu klubi City of Viagrande mori një gjobë prej 200 euro dhe u pezullua nga gara deri më 31 maj të atij viti nga autoritetet e futbollit sicilian.
Arsyeja e dënimit ishte: “Për shkak të ndërprerjes së garës duke urdhëruar dhe lejuar uljen e një helikopteri në fushë dhe kanë rrezikuar sigurinë e të pranishmëve”.