Bad News Eagles kërkon “hakmarrjen” ndaj ekipit suedez në kualifikimet për turneun më të madh në botë
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë, Major.
Sot, BNE do të përballet me ekipin suedez, Ninjas in Pyjamas me fillim nga ora 17:15, përcjell Periskopi.
BNE ishin të pafat në Majorin e fundit në ndeshjen kundër ekipit suedez duke u mposhtur nga ata me një rezultat të ngushtë. Kësisoj ata kërkojnë “hakmarrjen” ndaj NIP, për të shkuar për rezultatin e dy fitoreve në këto kualifikime.
Dueli zhvillohet në vetëm një terren dhe fitues del ekipi që arrin 16 pikë i pari.
Kujtojmë se dje, djemtë kosovarë e fituan ndeshjen e parë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me rezultatin 16:14, duke e bërë një nismë të mbarë të kualifikimeve që po mbahen në Maltë.
Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. /Periskopi/