5 zakone që për faj të internetit, i kemi harruar
S’ka dyshim që interneti na e ka thjeshtuar jetën, por në të njëjtën kohë për shkak të tij kemi hequr dorë nga shumë zakone që ndonëse merrnin nga koha jonë, na argëtonin. Nëse vjeshta ju ka bërë nostalgjik, ne po sigurohemi t’ju bëjmë edhe më. Çfarë zakonesh kemi harruar që kur interneti u shfaq në jetën tonë?
1. Hartat e prekshme thuajse s’përdoren fare
Në të shkuarën nuk kishte asnjë shans që ti të udhëtoje pa një hartë në makinë, kurse tani thuajse kanë humbur falë Google Maps! Gjithsesi, një hartë në makinë duket sharmante prandaj futeni në kroskot.
2. Nuk ndodh që të ulemi më për të lexuar një enciklopedi
Enciklopeditë nuk janë 100% të vdekura, por janë thuajse gati! Gjëja e parë që bëjmë kur duam të zbulojmë diçka është kërkimi në Google. Kanë mbetur shumë pak njerëz që interesohen të marrin një informacion nga libri i madh i prekshëm i dijeve, enciklopedia.
3. Nuk ndodh më të shihni gazeta nëpër tryeza të dielave në lokal
Sot, janë të gjithë me smartphone dhe çdo lajm lexohet atje. Gjuithsesi, magjia e gazetës krijon nostalgji çdo herë që shyohim një të tillë.
4. Nuk vrapojmë drejt divanit të shtëpisë për të kapur programin e preferuar
Ky moment me siguri ju shfaq para syve tani që e lexuat. Koha kur nxitonim për të kapur programin e preferuar në TV duket shumë e largët sepse nëse s’e sheh tani e gjen kudo në internet në një moment të dytë.
5. Nuk i shkruajmë më letra njëri-tjetrit
Edhe babagjyshi sot merr email në vend të letrave! Epoka e shkëmbimit të letrave na duket sikur i përket vetëm botës së librave dhe imagjinatës sonë. Kjo sepse marrëdhëniet tona ndërpersonale kanë krejtësisht forma të tjera komunikimi ku fjala kyçe është: interneti.
Burimi: Huffington Post