Ky do të jetë kundërshtari i Bad News Eagles për nesër

Ky do të jetë kundërshtari i Bad News Eagles për nesër

Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles ka mësuar kundërshtarin për ditën e nesërme.

bNE ka triumfuar sot ndaj Eternal Fire me rezultatin 16:14 në Dust2.

Trajneri i ekipit, Klesti Kola (stikle) ka njoftuar në Twitter se Bad News Eagles nesër do të përballet me NiP, ekipin nga Suedia.

“Do të luajmë kundër NiP nesër. Ne ndajmë një respekt dhe miqësi të madhe për njëri-tjetrin jashtë lojës, por është koha për të treguar vlerën tonë në server. Duke pritur për hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Rio Major, kompeticionin më të madh në botë të CS:GO.

Shpërndaje në: