Liria përforcohet me namibianin Megameno

Liria përforcohet me namibianin Megameno

Skuadra e Lirisë ka njoftuar opinionin se ka arritur marrëveshje me lojtari nga Namibia, Petrus Megameno.

Petrus Megameno ka arritur sot në Ksoovës ku dhe i është bashkuar klubit nga Prizreni në stërvitje, shkruan Periskopi.

Mes tjerash, Megameno tha se është i befasuar nga pritja që klubi i Lirisë ia ka bërë atij.

Postimi i tyre i plotë:

“Sot stërvitjeve iu bashku, Petrus Megameno, lojtar që erdhi nga skuadra Blue Water e Namibisë.
Ai, poashtu është anëtarë i kombëtares së Namibisë.
‘Luan në anën e majtë, pozitën e mbrojtësit por dhe mesfushorit të majtë me cilësi çfarë na duhen’, tha Enis Gashi, drejtor pasë nënshkrimit me futbollistin.
Ndërsa, vetë lojtari që ka kryer teste mjekësore, pohoi se përshtypjet e para, janë impresive.
‘Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë’, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes”.

Shpërndaje në: