Zyrtare: Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i muajit tek Arsenali
Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator tek skuadra e Arsenalit.
Xhaka mori 83% të votave nga tifozët e Arsenalit dhe e fitoi bindshëm këtë garë.
Forma e tij është e jashtëzakonshme këtë stinor dhe kjo po shpërblehet. Ai ka fituar këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij tek “Topçinjtë”.
Granit Xhaka ishte një favorit i fortë për të fituar çmimin, me Jesusin që u rendit i dyti me 8% të votave dhe Bukayo Saka i treti me 6%.