E vështirë të largohesh nga diçka që e do – Higuain tregon për pensionimin, nuk i mban dot lotët
Sulmuesi i Inter Miami, Gonzalo Higuain do të pensionohet në fund të sezonit 2022.
Argjentinasi kishte 31 gola në 71 paraqitje me kombëtaren, duke luajtur në 3 Kupa Botërore, duke përfshirë një finale të Kupës së Botës.
34-vjeçari luajti për Real Madrid, Napoli, Milan dhe Juventus pas debutimit në River Plate.
Ai pensionohet pas 17 sezoneve si lojtar profesionist.
Në 780 paraqitje, ai ka realizuar 362 gola, fitoi 14 tituj dhe u shpall dy herë golashënuesi më i mirë në Serie A.