Nesër fillojnë ndeshjet për ëndrrën e madhe, kualifikimin në Major – Bad News Eagle luajnë me këtë ekip
Ëndrra për kualifikimin në “Rio Major” fillon nesër për ekipin shqiptar, “Bad News Eagles”.
Ekipi ynë, “Bad News Eagles” në CS:GO do të ballafaqohet nesër me ekipin turk, ‘Eternal Fire’, me fillim nga ora 11:00.
Këtë ballafaqim si dhe gjithë të tjerat do të mund t’i shikoni drejtëpërdrejtë në kanalin e streamerit shqiptar, Ernest Xhoci në Twitch.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në versonin “Bo1”, teksa kujtojmë se do të jetë “LAN” në Maltë.
Për t’u kualifikuar në Major të Rios, kompeticionin më të madh në botë në CS:GO, ekipi shqiptar duhet të fitojë tri ballafaqime në “RMR”.