Sot e diel, çfarë duhet të bëni në orën 21:00?
Pretendentë të fortë për të qenë dita më e mirë e seksit janë e premta dhe e shtuna.
Por, sipas një studimi idealja konsiderohet të jetë dita e dielë, madje saktësisht ora 21:00 e kësaj dite.
Të lirë nga puna dhe obligimet, kjo e bën të dielën ditë të përsosur për të qëndruar në shtrat, e kur themi në shtrat, nuk po flasim për gjumin, shkruan Refinery29.
Nga një anketë e realizuar në Britani, doli se ora 09:30 e mëngjesit të së dielës është e mirë për seks, për personat që janë të hershëm.
Ndërkaq, koha ideale për të gjithë, rezultoi të jetë ora 21:00 e së dielës.
Nëse nuk jeni duke punuar, dita e shtatë e javës ka tendencë të jetë më pak e ngarkuar, e kjo do të thotë, sigurisht, më shumë kohë për seks.
Ndryshe, i njëjti sondazh zbuloi edhe se seksi i fundjavës mund të zgjasë më shumë.