Psikologu i Ronaldos tregon se çfarë biesdoi me portugezin: Ka probleme në jetën e tij

Psikologu i Ronaldos tregon se çfarë biesdoi me portugezin: Ka probleme në jetën e tij

Cristiano Ronaldo ka kërkuar ndihmën e psikologut Jordan Peterson.

Portugezi postoi një fotografi me Petersonin në Instagram dy javë më parë, por nuk shpjegoi se për çfarë rasti ishin bashkë.

“Ai kishte probleme në jetën e tij disa muaj më parë. Një mik i dërgoi disa nga videot e mia. Ai tha se i shikonte ato, më pas lexoi librin tim, i cili mendon se e ndihmoi dhe më pas donte të fliste. Biseduam për rreth dy orë”, tha Peterson.

“Më tregoi pajisjet që përdor për të qëndruar në top formë, folëm për kompanitë e tij… Kryesisht për atë që dëshiron në të ardhmen dhe pengesat me të cilat përballet”, tha Peterson, i cili nuk dha më shumë detaje.

Ronaldo ka shënuar një gol për Manchester United në tetë paraqitje këtë sezon, në moshën 37 vjeçare. Goli ishte në Ligën e Evropës kundër Sherifit, ndërsa në kampionatin anglez ai nuk ka shënuar ende asnjë gol.

Shpërndaje në: