Kosova si ‘loçkë’ në pjesën e parë ndaj Qipros – Muslija e Rrudhani kryen detyrën
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0.
Florent Muslija realizoi gol fantastik në minutën e 22-të, kurse Donat Rrudhani e dyfishoi avantazhin me një gol mjeshtëror.
“Dardanët” kishin edhe disa mundësi të tjera, por që nuk i konkretizuan.
Mysafirët u treguan të rrëzikshëm në tri raste, por për fat të mirë nuk e gjetën rrugën e golit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.