Kosova e ‘lëshon bajrakun’ krejt në fund – Irlanda e Veriut triumfon me golin e Magennis
Kosova është mposhtur në udhëtim nga Irlanda e Veriut.
“Dardanët” humbën me përmbysje 2:1 në xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Kosovën që dominoi ndeshjen dhe pati rastet më të mira shënimi.
Ishte minuta e 58-të, kur Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur nga distanca.
Më pas, Irlanda e Veriut mori iniciativën dhe disa herë iu afrua golit.
Barazimi erdhi në minutën e 82-të, kur realizoi Whyte.
Krejt në minutat shtesë, vendasit shënuan për fitoren e parë.
Me këtë humbje, Kosova mbetet e dyta me gjashtë pikë.
Në anën tjetër, Irlanda e Veriut tani ka pesë pikë në vendin e tretë.