Bëhet zyrtare, Rusia përjashtohet edhe nga “Euro 2024”
Sanksionet për Rusinë po vazhdojnë ende, kësaj radhe ata janë përjashtuar edhe nga Euro 2024.
UEFA ka njoftuar pak më parë se Federata Ruse e Futbollit është përjashtuar nga kompeticioni Evropian si shkak i agresionit të shtetit rus ndaj Ukrainës, shkruan Periskopi.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Hvar të Kroacisë dhe miratoi procedurën për shortin e ardhshëm kualifikues për “Euro 2024”, që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt.
Mes tjerash, nga kjo mbledhje u vendos që Rusia të mos përfshihet në short për ndeshjet kualifikuese 2022/24.
Gjithashtu, si zakonisht, u vendos që shteti nikoqir i Evropianit të kualifikohet automatikisht.
Kësisoj, Gjermania nuk do të përfshihet në short.
Kutjojmë se “Euro 2024” është planifikuar të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.