Serie A i jep dënimin e rëndë Mourinhos pasi u fut në fushë dhe kritikoi gjyqtarin
Jose Mourinho u ndëshkua nga Serie A me një lojë pezullim pasi u përjashtua nga stoli gjatë ndeshjes ndërmjet Romës dhe Atalantës të dielën pasdite, e cila përfundoi me fitoren (1-0) të skuadrës së Bergamos.
Trajneri portugez protestoi tek asistent për një penallti të supozuar në një faull ndaj Nicolo Zaniolo dhe mori një karton të kuq direkt.
Këtë të martë, Federata shpalli dënimet dhe Mourinho u pezullua me një ndeshje.
Prandaj, ai nuk do të rikthehet në Giuseppe Meazza, pasi në xhiron e ardhshme, Roma do të udhëtojë te Interi.