Kosova ndeshjet e shtatorit i nis me tri mungesa të mëdha

Kosova ndeshjet e shtatorit i nis me tri mungesa të mëdha

Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e shtatorit ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros do t’i fillojë me mungesa të lojtarëve kyq.

Lart Paqarada është njëri nga futbollistët e parë që do t’i mungojë ‘Dardanëve’ ndonëse ka pranuar ftesën nga selektori Alain Giresse, shkruan Periskopi.

Për fat të keq mbrojtësi kosovar ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së djathtë me skuadrën e tij FC St. Pauli.

Përveç Paqaradës që është i lënduar, selektori ynë nuk mund të llogarisë as në mbrojtësin tjetër, Mërgim Vojvoda.

Nga lajmet e fundit, thuhet se Vojvoda nuk do të grumbullohet me Kosovën si shkak i një lëndimit, por për të ende ka shpresë pasi thuhet se ai do të kryej në ekzaminim mjekësor nga skuadra e Torinos për ta parë shkallën e lëndimit.

Atyre në listën e mungesave do t’i shtohet edhe Shkëlqim Vladi.

Edhe sulmuesi i Aaraut ka pësuar lëndim.

Kështu, Giresses i mbetet që tani të mendoj për lojtarë të tjerë që do të futën në listën e të ftuarve te Kosova.

Shpërndaje në: