La Liga me dënim të ashpër për tifozët e Atleticos që fyen me fjalë raciste Viniciusin e Realit

La Liga me dënim të ashpër për tifozët e Atleticos që fyen me fjalë raciste Viniciusin e Realit

La Liga ka dënuar “gjuhën e urrejtjes” dhe thotë se do të punojë me autoritetet pas raportimeve për thirrje raciste ndaj Vinicius Junior të Real Madridit.

Reali fitoi në Atletico Madrid të dielën dhe disa tifozë kundërshtarë dyshohet se kënduan këngë raciste kur futbollistët hyn në stadium, shkruan Periskopi.

“Ne denoncojmë të gjitha incidentet brenda dhe jashtë stadiumeve”, tha një zëdhënës i La Liga-s.

“Ne punojmë me klube për ta mbajtur futbollin tonë miqësor dhe të këndshëm”.

Zëdhënësi shtoi: “Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në La Liga dhe ne gjithmonë punojmë me klubet dhe autoritetet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë çdo rast të tillë”.

Festimi i Vinicius pas shënimit, në të cilin ai kërcen, ka tërhequr komente nga ekspertët në Spanjë së fundmi.

Agjenti Pedro Bravo tha gjatë një diskutimi televiziv spanjoll për Vinicius se “në Spanjë, ju duhet të respektoni rivalët dhe të ndaloni të luani majmunin”, duke çuar në akuza për racizëm. Që atëherë ai ka kërkuar falje.

Reprezentuesi brazilian Vinicius, i cili ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje për kampionët e Evropës deri më tani këtë sezon.

“Javë më parë, disa njerëz filluan të kritikojnë kërcimin tim. Por kërcimi nuk është vetëm imja,” tha ai.

“Ata i përkasin Ronaldinhos, Neymar, [Lucas] Paqueta, [Antoine] Griezmann, Joao Felix, Matheus Cunha… këngëtarët brazilianë funk dhe kërcimtarët samba, këngëtarët latinë reggaeton, amerikanët e zinj. Ata janë valle për të festuar diversitetin kulturor në botë.

Shpërndaje në: