Llapi njofton për shtyrjen e ndeshjes kundër Ballkanit

Llapi njofton për shtyrjen e ndeshjes kundër Ballkanit

KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për shtyrjen e ndeshjes kundër Ballkanit, të vlefshme për javën e shtatë në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohej të mërkurën, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Mirëpo, ndeshja është shtyrë pasi që Ballkani të enjten do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës, në udhëtim te Slavia Prague.

Data e re për këtë ndeshje do të caktohet më vonë.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“Ndeshja e javës së shtatë në ALBI MALL Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet nesër, e mërkure më 14 shtator nga ora 15:00 në Stadiumin “Zahir Pajazititi”, është shtyrë për një datë tjetër përshkak se skuadra e Ballkanit më 15 shtator do të luaj ndeshjen ndaj Slavia Prague në Pragë.

Ndeshjen e radhës, ekipi ynë do ta zhvilloj të shtunën më 17 shtator ndaj skuadrës së Gjilanit në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan”.

Shpërndaje në: