Arsenali e nis aventurën në Ligën e Europës nga Zvicra me kapiten Granit Xhakën
Arsenali do ta nisë aventurën e tyre në Europë nga Zurichu i Zvicrës ku do të përballet me kampionin e këtij shteti.
E në këtë ndeshje, nga minuta e parë për Arsenalin si kapiten ka startuar edhe Granit Xhaka, kosovari që përfaqëson Zvicrën në ndeshje ndërkombëtare.
Arteta po ashtu ka bërë ndryshime të mëdha në formacion për këtë ndeshje, duke ndryshuar edhe sistemin e lojës nga 4-3-3 në 3-4-3. Vieira starton për herë të parë për Arsenalin kurse në sulm sot janë Nketiah dhe Martinelli.
Në anën tjetër për Zurich kanë startuar pesë shqiptarë.
Kamberi, Kryeziu dhe Aliti janë treshja kosovare në mbrojtje të Zurich. Blerim Xhemajli është mbrojtësi defansiv i Zurich kurse nga minuta e parë sonte ka startuar edhe mesfushori ofensiv kosovar, 21 vjeçari Bledian Krasniqi.
Formacionet zyrtare:
FC Zurich – Arsenal
Ndeshja fillon në orën 18:45 në stadiumin Arena St. Gallen në qytetin St. Gallen në Zvicër.