Mediat serbe quajnë “provokacija” edhe një shqiponjë të bërë nga një femijë
Në fillim të ndeshjes Inter-Bayern Munchen, një fëmijë, sipas të gjitha gjasave me origjinë shqiptare, bëri gjestin e shqiponjës dykrenare teksa kamera u ndal te lojtarët e skuadrës milaneze.
Gjest që sigurisht nuk ka se si të mos tërheqë vëmendjen e mediave serbe që i janë rikthyer refrenit “Provokacija” sa herë shikojnë një shqiponjë të ilustruar nga duart e shqiptarëve. “Kurir” e cilëson skandal atë që ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve edhe pse nuk arrin të justifikojë titullin pasi në këtë rast, fëmija me origjinë shqiptare nuk ka bërë asgjë të ndaluar.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe “Novosti.rs” ndërsa të njëjtin titull e kanë kopjuar në seri të gjitha mediat apo portalet në Serbi.
“Pavarësisht faktit se arbitrat ishin në qëndër të fushës dhe shumë pranë tyre fëmijët, një prej tyre, menjëherë sapo kaloi kamera, kryqëzoi duart mbi gjoks ashtu sic ka ndodhur në vitet e fundit nga avokatët dhe mbështetësit e idesë së Shqipërisë së madhe”, shkruan Kurir.