Mos jeni të fiksuar pas seksit?
Me siguri keni dëgjuar që ekziston diçka e tillë si të qënit i fiksuar pas seksit. Ky lloj fiksimi konsiderohet i sindromë ama mund të jetë gjithashtu edhe çrregullim psikoligjik. E keni pyetur ndonjëherë veten nëse keni ose jo një fiksim të tillë?
Po ju japim 4 shenjat që e tregojnë, në mënyrë që fshehurazi të testoni veten.
Urgjenca seksuale
Nëse e gjeni veten duke kërkuar seks me urgjencë, atëherë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar pas seksit.
Marrëdhënie të pakontrolluara
Nëse jeni gati të kryeni marrëdhënie të pakontrolluara vetëm e vetëm për të plotësuar nevojat tuaja seksuale, atëhetë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar keq pas këtyre marrëdhënieve.
Pornografia
Jo të gjithë njerëzit që shohin porno kanë prirjen të jenë të fiksuar pas seksit. Ama nëse nevoja për të parë video apo foto me përmbajtje pornografike është e pashmangshme e mira do të ishte të takonit një specialist.
Masturbimi
Nëse e ndjeni të nevojshëm masturbimin shumë më shpesh nga sa duhet, atëherë ju vuani nga një çrregullim psikologjik i cili jua shkakton këtë. Zakonisht individë me të tilla çrregullime kanë tendencën e masturbimit në vende dhe momente të papërshtatshme.