Ancelotti i qetëson madrilenët: Lëndimi i Benzemas nuk duket serioz

Ancelotti i qetëson madrilenët: Lëndimi i Benzemas nuk duket serioz

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për gjendjen fizike të Karim Benzemas, i cili u lëndua sot në minutën e 30-të të ndeshjes kundër Celtic për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.

“Nuk duket një dëmtim shqetësues, por duhet të presim për testimet të cilave do t’i nënshtrohet lojtari nesër. Nga një vlerësim i parë, problemi i Benzema nuk duhet të jetë serioz”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Kujtojmë se Real Madrid fitoi sot në Champions League me rezultatin 0:3 ndaj Celtic, në ndeshjen e parë të grupit në edicionin e ri të Champions League.

Shpërndaje në: