Një tifoz futet në fushë gjatë ndeshjes Prishtina – Ballkani

Një tifoz futet në fushë gjatë ndeshjes Prishtina – Ballkani

Siguria në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk po duket që të jetë në nivel, në ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Pasi “Plisat” sulmuan “Xhebrailat” para fillimit të ndeshjes, një tifoz ka arritur që të futet në fushë.

Tifozi kaloi forcat e sigurisë dhe hyri në fushën e lojës, mirëpo e gjithë kjo kaloi pa ndodhur diçka më e madhe.

Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit i takon javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Shpërndaje në: