Xhudo shënon sukses edhe në Kampionatin Ballkanik U15

Xhudo shënon sukses edhe në Kampionatin Ballkanik U15

Xhudistja kosovare Enise Zijade (-52kg) ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15. Ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ëazaari dhe Ippon turken Hatice Kilickaya Rumeysa.

Në ndeshjen e dytë Zijade humbi me Ippon nga rumunja, Cojocaru Mirela Elisa, pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku mposhti me Ëazaari dhe Ippon bullgaren Elitsa Todorova.

Enise në ndeshjen për medalje të bronztë mposhti me Ippon malazezen Teodora Stevovic.

Xhudistja tjetër Sidorela Dodaj (-44kg) u rendit e 5-ta, ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ippon bullgaren Preslava Kovacheva, ajo humbi me Ippon në ndeshjen e dytë nga garuesja turke Elif Kilic.

Ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, në ndeshjen e parë ajo mposhti me Ëazaari dhe Ippon maqedonen Anamarija Stojmilovska.

Në ndeshjen e dytë Dodaj mposhti me Ippon greken Konstantina Xaidou. Për të bronztën ajo humbi me Ippon nga malazezja Marija Simic.

Shpërndaje në: