Milani mposhti Interin në derbin e madh italian, kjo ishte festa e “çmendur” e Krudelit
AC Milan e ka bërë për vete derbin e madh italian “Derby della Madonnina”.
Kuqezinjtë triumfuan 3:2 ndaj Interit, në një ndeshje të zjarrtë në “San Siro”.
E në këtë triumf të madh, s’kishte si të mungonte edhe festa e madhe e gazetarit italian, Tiziano Crudellit.
Triumfi është shoqëruar me bërtimat dhe festën e çmendur të Crudellit në studion televizive.