Prishtina dhe Ballkani ballafaqohen sonte në “Fadil Vokrri”
Xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me tri ndeshje shumë interesante.
Nga ora 15 do të ballafaqohen Drenica dhe Ferizaj dhe po nga e njëjta orë do të luajnë edhe Dukagjini dhe Gjilani në Klinë, raporton KosovaPress.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet nga ora 20:00 ku do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.
Skuadra e Ismet Munishit ka shtatë pikë në vendin e tretë, kurse ajo e Ilir Dajës ka gjashtë pikë në vendin e katërt.