Si të pastroni trupin nga nikotina me pesë përbërës natyralë

Si të pastroni trupin nga nikotina me pesë përbërës natyralë

Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për efektet negative të nikotinës dhe cigareve në organizmin tonë.

Prandaj, nëse veç keni ndaluar së piri duhan ose ende e pini, gjëja më e mirë që mund ta bëni është ta pastroni trupin nga nikotina, transmeton Telegrafi.

Për ta kryer sa më shpejt këtë proces, konsumimi i përbërësve të mëposhtëm do t’ju ndihmojë shumë.

Spinaq dhe brokoli

Përveç se është i rëndësishëm për operimin dhe zhvillimin normal të trupit, acidi folik është i nevojshëm edhe për pastrimin e nikotinës nga trupi.

Jo vetëm në formën e tabletave, por acidi folik mund të futet në trup edhe përmes ushqimit, si p.sh. përmes spinaqit.

Edhe konsumimi i brokolit është i mirë sepse është i mbushur me vitaminë C dhe B5, të cilat e pastrojnë organizmin nga nikotina.

Lëngu i portokallit

Lëngu i portokallit e hidraton trupin, e furnizon me vitamina të nevojshëm dhe e pastron nga nikotina. Ju thjesht duhet ta shtrydhni lëngun e dy portokajve, të shtoni pak ujë dhe ta konsumoni mes shujtave.

Kiwi dhe limoni

Pirja e duhanit i largon nga trupi vitaminat e rëndësishëm, siç është vitamina A, C dhe E, nga trupi dhe ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe në luftimin e infeksioneve dhe mikrobe.

Konsumojeni një kiwi në ditë dhe pini lëng të freskët limoni çdo mëngjes në mënyrë që t’i riktheni këto vitamina të humbura.

Shpërndaje në: