Man City e bën hor Nottinghamin – Arsenali 5 ndeshje, 5 fitore

Man City e bën hor Nottinghamin – Arsenali 5 ndeshje, 5 fitore

Manchester City një “rul” që shtyp lehtësisht kundërshtarët që ka përballë. Sigurisht që me “bishën” Haaland në formacion, gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Premier League-s.

Gjiganti norvegjez realizoi tre gola brenda pjesës së parë në portën e Nottingham Forest (rezultati i përgjithshëm 6-0) në minutat 12’ (i asistuar nga Foden), 23’ dhe 28’ (i asistuar nga Stones), duke e mbyllur praktikisht ndeshjen pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ish-sulmuesi i Dortmundin shkon në kuotën e 9 golave në Premier League vetëm në 5 ndeshje, çka do të thotë se vështirë se do të ketë rivalë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier.

Gjatë pjesës së dytë Cityzens realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Cancelo dhe Alvarez dy herë për rezultatin përfundimtar 6-0.

Vjen fitorja e pestë radhazi për Arsenalin, që vazhdon të kryesojë me pikë të plotë këtë sezon në Premier League. “Topçinjë” mposhtën 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard në një sfidë që ishte e hapur deri në sekondat e fundit.

Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në favor të vendasve në minutën e 30-të, por miqtë nga Birminghami barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores i shërbyer nga Saka.

Shpërndaje në: