Trajneri Goce Sedlloski jep dorëheqje nga klubi i Shkupit

Trajneri Goce Sedlloski jep dorëheqje nga klubi i Shkupit

Skuadra e Shkupit ka njoftuar para pak çastesh se trajneri i tyre aktual, Goce Sedlloski ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

FC Shkupi ka shkruar në Facebook se sot kanë pranuar dorëheqjen e tij, ku dhe falendëruan atë për kontributin e dhënë në klub si dhe shpalljen kampion të Shkupit pas 21 vitesh, shkruan Periskopi.

Kjo dorëheqje e tij vjen edhe nga humbja me Ballkanin në Conference League, ku u eliminua në fazën e play-offit.

Shpërndaje në: