Sonte sulmi i Newcastle ndaj Liverpoolit ka një emër – Alexander Isak
Alexander Isak (22 vjeç) është ndër zgjedhjet e Newcastle për t’u përballur sonte me Liverpool.
Sulmuesi suedez ishte i padisponueshëm për t’u përballur me Wolverhampton të dielën e kaluar, për shkak të mungesës së vizës së punës, e cila, megjithatë, tashmë i është dhënë, duke qenë në gjendje të debutojë për klubin e tij të ri.
I ardhur nga Real Sociedad (Spanjë), Isak iu bashkua Newcastle të premten e kaluar për një rekord prej 70 milionë eurosh.