Marash Kumbulla pëson tërheqje, zëvendësohet në pjesën e parë
Javët e para të kampionatit janë kthyer në një makth për sa i përket dëmtimeve te kryeqytetasit e Romës.
Pas Wijnaldum dhe Zaniolos, mbrëmjen e sotme pësoi një tërheqje në kofshën e këmbës së majtë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, që e nisi si titullar duelin ndaj Monzës, teksa në minutën e 28-të, i la vendin Smollingut, duke u larguar nga fusha i dëmtuar.
Një lajm i keq ky si për Jose Mourinhon, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare. Në ditët në vijim pritet të bëhen dhe ekzaminimet e detajuara, për të zbuluar se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të blera Marash Kumbulla.
Vlen të theksohet fakti se për shqiptarin kjo ishte ndeshja e parë titullar, në këtë sezon të Serisë A. Por duket se “mallkimi” i dëmtimit, nuk e la Kumbullën që të linte gjurmë mbrëmjen e sotme, për të fituar terren në luftën për një vend titullari.