Pas tre golave të shënuar, Myrto Uzuni shkon tek tribunat dhe përqafon të dashurën e tij
Sonte ishte nata e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni i cili me Granadën shënoi tre gola ndaj Villarrealit B.
Uzuni realizoi dy gola për 10 minuta në pjesën e parë, ndërkaq ‘hat-trickun’ e vulos në fund të ndeshjes me një gol nga pika e bardhë, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar vrapoi drejtë tek tribunat për ta përqafuar të dashurën e tij që ishte prezente aty.
Veprimin e tij mund ta shikoni në videon më poshtë: