Meçi i madh po vjen – Zbulohet data se kur mund të takohen Fury me Usyk
Lufta për unifikimin e peshave të rënda midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk është planifikuar të zhvillohet në shkurt të vitit 2023, sipas raporteve nga gazetari i ESPN, Mark Kreigel.
Siç raporton gazetari, lufta është planifikuar të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe mund të bëhet zyrtar së shpejti, shkruan Periskopi.
Fury, i cili javët e fundit njoftoi tërheqjen e tij, ndryshoi vendimin dhe do të rikthehet për të bërë meçin e parë në histori që do të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda.
Në luftën e tij të fundit, Fury nuk e kishte problem të mposhte Dillian Whyte me nokaut dhe duke mbrojtur me sukses rripin e tij WBC.
Ndërsa, Usyk doli nga lufta e Ukrainës dhe filloi përgatitjet e tij për revanshin kundër Anthony Joshua, të cilin e mundi me vendim të ndarë në Arabinë Saudite më 20 gusht./Periskopi/