Aubameyang është rrahur dhe grabitur nga katër persona të armatosur në shtëpinë e tij në Barcelonë

Aubameyang është rrahur dhe grabitur nga katër persona të armatosur në shtëpinë e tij në Barcelonë

Katër burra të armatosur, grabitën dhe rrahën sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang pasi hynë në shtëpinë e tij.

Katër grabitës u ngjitën në kopshtin prapa shtëpisë së Aubameyang në Castelldefels të Barcelonës, shkruan ‘The Sun’, përcjellë Periskopi.

33 vjeçari, u kërcënua me armë zjarri dhe shufra hekuri dhe gjithashtu u rrah, sipas burimeve të Policisë atje.

Grabitësit frikësuan edhe gruan e Aubameyang, Alysha Behague me armë derisa arritën të hapnin kasafortën.

Disa bizhuteri u morën nga shtëpia dhe katër burrat u larguan me një Audi A3 të bardhë, sipas dëshmitarëve.

Policia e Katalunjës po kërkon tani se kush mund të ketë qenë i përfshirë.

Një sërë futbollistësh të profilit të lartë në Spanjë kanë qenë subjekt i grabitjeve./Periskopi/

Shpërndaje në: