Bandat e organizuara terrorizojnë lojtarët e La Liga-s, si duhet të ruhen nga ta?
Lojtarët e Ligës kanë një problem, pasi bandat e organizuara kanë vënë syrin te futbollistët më të mirë. Grabitja e dhunshme në shtëpinë e Pierre-Emerick Aubameyang në Barcelonë të hënën është vetëm shembulli i fundit.
As dy javë më parë, sulmuesi i Valencias, Samu Castillejo, pësoi një grabitje, por ai ishte me fat që nuk ishte në shtëpi kur sulmuesit hynë brenda. Dy sulme në tre ndeshje. Nuk është rastësi, shkruan Periskopi.
Kjo situatë nuk është e re. Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës kanë pësuar incidente të ngjashme në më shumë se një rast. Casemiro iu plaçkitën shtëpinë me gruan dhe vajzën brenda gjatë një derbi në vitin 2019.
Lucas Vazquez -it i ndodhi diçka e ngjashme ndërsa ishte me familjen e tij me pushime, me Zinedine Zidane dhe Isco që po ashtu u përballën me të njëjtin problem ndërsa ishin në Real Madrid.
Rasti më i fundit që ka parë dritën e ditës në rrjetet sociale ishte ankesa e Mina Bonino, partnere e Fede Valverde , gjatë pushimeve të saj në Ibiza.
Rekomandimet e klubeve për lojtarët
Shumë klube u kanë dhënë lojtarëve të tyre udhëzime që të përpiqen të shmangin këtë lloj sulmesh, duke u kërkuar atyre të përforcojnë sigurinë gjatë ndeshjeve ose kampeve stërvitore dhe të shmangin tërheqjen e shumë vëmendjes.
MARCA është konsultuar me burime policore për të përcaktuar shkallën në të cilën lojtarët kontrollohen nga këto bandal.
“Janë objektiva të lehtë për t’u kontrolluar”, thotë policia.
“Tërheqin shumë vëmendje, makina luksoze, stoli, ora, rrjete sociale.
“Ata janë djem të rinj që nganjëherë sjellin njerëz në shtëpi dhe këta njerëz tregojnë atë që kanë parë”, thojnë nga Policia.