Një nga sekretet kryesore të superformës së Ronaldos është gjumi, Cristiano fle 5 herë në ditë

Një nga sekretet kryesore të superformës së Ronaldos është gjumi, Cristiano fle 5 herë në ditë

Portugezi fle jo më shumë se 90 minuta në të njëjtën kohë.Sulmuesi i Manchester United është i njohur për fiksimin e tij me procesin stërvitor dhe dashurinë për stërvitjet e reja moderne.

Nick Littlehales ka punuar me Ronaldon gjatë kohës së tij në Real Madrid dhe ka treguar për The Independent sesi portugezi përgatitet për ndeshjet.“Ronaldo fle në pozicionin e fetusit dhe e bën këtë disa herë në ditë, por jo më shumë se një orë e gjysmë.

Kushdo që ka punuar ndonjëherë me Ronaldon e di që nëse diskutoni në cep të dhomës, ai do të dalë dhe do të pyesë se për çfarë po flisni.Unë u ftova në Real Madrid kur Carlo Ancelotti u bë trajner në vitin 2013. Një ditë isha duke qëndruar në skaj të fushës duke folur me stafin kur Ronaldo vrapoi.

Ai stërviti gjithë ditën dhe do të prisnit që ai të vraponte direkt në dhomat e zhveshjes për të bërë dush dhe për të pushuar, por ai pyeti se çfarë po diskutonim për stërvitjen.Ai ishte i interesuar se çfarë po përpiqesha të bëja, cili ishte plani im, sepse si sportist ai investonte gjithmonë tek vetja. Nga sa mësova gjatë punës me të, Ronaldo nuk është i interesuar për dietat e modës, nuk i intereson të kopjojë të tjerët. E vetmja gjë që i intereson është nëse do t’i funksionojë konkretisht?

Është interesante se Littlehales gjithashtu ka punuar me trajnerin legjendar të United Sir Alex Ferguson, por kjo ndodhi pasi Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2009.

Shpërndaje në: