Pogba po kërcënohet nga vëllai i tij dhe nga persona të armatosur, ia kërkojnë 13 milionë euro

Pogba po kërcënohet nga vëllai i tij dhe nga persona të armatosur, ia kërkojnë 13 milionë euro

Policia franceze i ka nisur hetimet kundër pretendimeve që i ka bërë ylli i Francës dhe i Juventusit, Paul Pogba, i cili deklaroi se po shantazhohet nga gangsterët, ku përfshihet edhe vëllai i tij, Mathias, i cili gjithashtu është futbollist.

Ky zhvillim u konfirmua për zgjencinë e lajmeve “AFP” nga një burim, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithçka doli në dritë kur Mathias e publikoi një video online, në katër gjuhë (frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht), duke premtuar se do të bëjë “zbulime të mëdha” për yllin e mesfushës.

Ndërkohë, menaxherët e Pogbas, nëna e tij Yeo Moriba dhe menaxherja e tij aktuale, Rafaela Pimenta, në një deklaratë thanë se videot e shpërndara nga Mathias të shtunën mbrëma nuk ishin “një befasi”.

Sipas mediave franceze, ish-futbollisti i Manchester Unitedit po kërcënohet nga njerëz të armatosur, të cilët po ia kërkojnë atij 13 milionë euro.

E në mesin e kërcënuesve duket se është edhe vëllai i tij, Mathias, shkruan “Gazeta Express”.

Ky i fundit thotë se do t’ia nxjerrë krejt të palarat futbollistit francez.

Mathias ka deklaruar se tifozët kanë nevojë ta dinë se çfarë njeriu është Paul dhe nëse e meriton vendin e tij në ekipin francez dhe nderin për të luajtur për këtë vend në Kampionatin Botëror.

Shpërndaje në: