Prishtina mposhtë Llapin, Drita ndanë pikët me Ferizajn
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Llapi – Prishtina dhe Ferizaj – Drita janë dy takimet u zhvilluan nga ora 17:00.
Prishtina arriti të triumfonte në derbin e sotëm ndaj Llapit.
Skuadra e drejtuar nga Munishi fitoi me rezultat minimal 1-2.
Për kryeqytetasit shënuan Kreshnik Uka nga penalltia në minutën e 14’të të takimit dhe Ermal Krasniqi në minutën e 58’të.
Selimi realizoi për Llapin për të kthyer shpresat në minutën e 75’të të takimit pas asistimit të Gerhard Prognit, por skuadra e Batatinës nuk arritën të shënojnë edhe golin e barazimit.
Në anën tjetër Drita ka ndarë pikët me Ferizajn pas barazimit me rezultat 1-1.