Trajneri i Ajaxit për marrëveshjen Antony – Man United: Gjithçka ka të bëjë me paratë

Trajneri i Ajaxit për marrëveshjen Antony – Man United: Gjithçka ka të bëjë me paratë

Trajneri i Ajaxit, Schreuder e ka komentuar ofertën e Man United për sulmuesin brazilian, Antony Dos Santos.

Sipas tij çdo gjë ka të bëjë me paratë në këtë mes e jo me futbollin, shkruan Periskopi.

Skuadra holandeze po kërkon 100 milionë euro për sulmuesin e tyre dhe kjo gjë thuhet të jetë pranuar nga Man United.

“Gjithçka ka të bëjë me paratë… Unë mendoj se kjo është e trishtueshme”, thotë trajneri i Ajaxit.

“Por kjo është bota jonë, është shumë e trishtueshme dhe nuk i aprovoj fare këto gjëra”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: