Pak orë nga meçi i madh në ‘Air Albania’ – Kundërshtari i Markut shihet duke bërë xhiro rrugëve të Tiranës
Pak orë na ndajnë nga përballja historike që Marku do ketë me Miguel Parra Ramirez.
Ky i fundit duket të jetë mjaft modest, pasi është fotografuar gjatë ditës së sotme duke bërë xhiro në rrugët e Tiranës.
Meksikani ka vetëm dy humbje në karrierën e tij dhe ka kundër Markun, që nuk njeh disfatë. Eventi fillon në orën 16:00, ku janë programuar 10 sfida të tjera përpara ndeshjes kryesore.
Kujtojmë se në “Air Albania” dy rivalët do luftojnë për titullin WBC Silver Interim. Në rast fitore, Marku do e ketë titullin e dytë të karrierës së tij në boks.