Kush është Florian Marku? Shikoni statistikat e tij të frikshme

Kush është Florian Marku? Shikoni statistikat e tij të frikshme

Florian Marku boksieri shqiptar që po vendos rekorde dhe sonte synon një tjetër në stadiumin ‘Air Alabania’ kundër meksikanit, Miguel Parra Ramirez.

Si 29 vjeçar, Marku ka një karrierë të bujshme në boksin profesionist, shkruan Periskopi.

Boksieri shqiptar vjen nga Lushnja dhe njihet me emrat e tij ikonik nga adhuruesit e boksit, si “Mbreti Shqiptar” dhe “TNT”.

Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në Beste Event Halle në Ulm të Gjermanisë.

Para debutimit në boks, Marku ishte pjesë e arteve marciale (MMA) gjatë vitit 2016-17.

Në nëntor të viti 2020, pasi përpiloi një rekord prej 7–0 (5 KO), ai nënshkroi një kontratë promovuese me Matchroom Sport të Eddie Hearn .

Muajin pasues, Marku u përball me Jamie Stewart në The SSE Arena në Londër. Ndeshja ishte pjesë e eventit ku boksonte edhe Anthony Joshua me Kubrat Pulev dhe u transmetua drejtpërdrejt në Sky Sports.

Meçi i tij i fundit ishte me 25 shtator vitin e kaluar në stadiumin e Tottenham Hotspur në përballjen e Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk, të cilën ai e fitoi me vendim të ndarë pas 10 raundeve kundër Maxim Prodan, shkruan Periskopi.

Sonte zhvillohet ndeshja e madhe e tij ndaj boksierit meksikan me fillim nga ora 17:00.

Florian Marku ka 12 lufta të zhvilluara nga to ka 11 fitore (7 me nokaut e 4 me vendim të gjytqarëve), asnjë humbje dhe një barazim të kontestuar./Periskopi/

Shpërndaje në: