Florian Marku e nisë ditën me një mesazh të fortë para meçit në ‘Air Albania’

Florian Marku e nisë ditën me një mesazh të fortë para meçit në ‘Air Albania’

Florian Marku do ngjitet sot në ring për titullin e dytë të boksit, atë të ËBC Silver Interim. Kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, boksieri shqiptar kërkon të lejë gjurmë në stadiumin “Air Albania”.

“Mirëmëngjesi botë sot është dita ime”, shkruan Marku në rrjetet sociale, duke postuar një foto nga peshimet zyrtare të bëra dje. Ky mesazh mjaft i fortë, shkon për ditën e veçantë në të cilën vëmendja është vetëm te ai.

Gjithçka është gati për sfidën e sotme, teksa kujtojmë që vazhdojmë shitja e biletave në stadiumin “Air Albania”. Eventi fillon në orën 17:00 dhe janë 10 sfida të programuara, para se Marku të zbresë në ring.

Shpërndaje në: