Flet Ilir Daja, thotë se Stivi Frashëri do të jetë nga minuta e parë në portë për Ballkanin
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për media para ndeshjes historike me Shkupin.
Daja tha se portieri Stivi Frashëri do të luajë nga minuta e parë ndaj ekipit të Shkupit, shkruan Periskopi.
Stivi Frashëri është portieri i parë i Ballkanit, por ka munguar në disa ndeshjet e fundit, për shkak të një dëmtimi.
“Do të startojmë me Stivi Frashërin – i cili ka pasur disa probleme shëndetësore, por tani është gati dhe nesër do të luajë nga fillimi”, tha Ilir Daja në konferencë për shtyp.
Kujtojmë se ndeshja Ballkani – Shkupi luhet nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e ekipit kosovar 1:2.
Fituesi do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.