Malisheva pa problem ndaj Ferizajt – Drenica ia ndal hovin Gjilanit

Malisheva pa problem ndaj Ferizajt – Drenica ia ndal hovin Gjilanit

Skuadra e Malishevës ka mposhtur Ferizajn me rezultatin 3-1.

Alban Shillova shënoi golin e parë në ndeshje nga pika e penalltisë në minutën e 19’të, me ç’rast pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, Ferizaj mbeti me 10 futbollistë, teksa Hazrrolaj 72′  dhe Bleart Tolaj 77′ shënuan për Malishevën.

Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Gentrit Halili në fundin e duelit.

Ndeshja tjetër mes Drenicës dhe Gjilanit përfundoi pa gola 0:0.

Drenica merr pikët e para në Superligën e Kosovës, kurse Gjilani ndalet për herë të parë këtë edicion.

Në minutat e fundit të duelit, Arbnor Ramadani i Gjilanit dhe Armend Abazi i Drenicës u ndëshkuan me karton të kuq.

Shpërndaje në: