Peshimet zyrtare përfunduan – Marku i gatshëm për Miguel Parra në ‘Air Albania’
Nesër do të jetë ditë e madhe për të gjithë shqiptarët.
Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez kanë përfunduar peshimet zyrtare dhe janë të gatshëm për duelin e tyre, shkruan Periskopi.
Marku dhe Ramirez do të përballen nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 16:00.
Marku ka njoftuar se peshimi ka përfunduar dhe ka ftuar të gjithë të jenë në stadium nesër.