Vetëm edhe 1 mijë bileta në shitje për ndeshjen Ballkani – Shkupi

Vetëm edhe 1 mijë bileta në shitje për ndeshjen Ballkani – Shkupi

Nesër me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, duel ky në kuadër të Play-offit në Conference League.

Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Shkupit me rezultati final në 2:0, ndërkaq kërkon që në ‘Fadil Vokrri’ të shkruaj historinë, shkruan Periskopi.

Ka një javë që biletat kanë dalë në shitje dhe aktualisht kanë mbetur vetë 1 mijë bileta që mund të pajisen tifozët.

Kështu, klubi i Ballkanit ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 15:00 dhe tek NEWBORN-i do të bëhet shitja e biletave të fundit.

Shpërndaje në: