Gruaja e Di Marias tregon se sulmuesi u bashkua me Man United për para
Gruaja e Angel Di Marias, Jorgelina Cardoso ka folur për here të parë për transferimin e argjentinasit te skuadra e Man United.
Di Maria u transferua nga Reali për te Man United në vitin 2015 me një shumë 59.7 milionë funte, shkruan Periskopi.
Pavarësisht se ishte shumë premtues, ai kurrë nuk funksionoi te skuadra e United.
Gruaja e Di Marias, Jorgelina Cardoso, ajo tha se nuk e pëlqente jetën në Angli.
“Angel erdhi tek unë një ditë dhe më tha: ‘Shiko këtë propozim nga Manchester United ‘. Unë nuk doja të shkoja, i thashë të shkojë vetëm. ishin shumë para, më shumë se sa kishin ofruar spanjollët.
“Pra, shkuam, nëse punon në një kompani dhe dikush të ofron dyfishin e rrogës, ti shko me vrap.
“Ne ishim miq me Gianinna Maradona, gruan e Sergio Agueros, dhe udhëtuam për në Manchester me pushime për një vit. Ishte gjithmonë e tmerrshme! Kemi ardhur në shtëpi dhe i thashë: “Nëse do të transferohesh ndonjëherë, sigurohu që të jetë kudo në botë. por Anglia jo”, tha ajo.