Chelsea po i monitoron nga afër bisedat për kontratë të Milanit me Leaon
Chelsea është inkurajuar për të aranzhuar diskutime për asin e AC Milan, Rafael Leao.
Sulmuesi portugez është një nga objektivat e mundshëm për t’u transferuar të Blutë qe që kërkohet nga pronarët e rinj të klubit.
23 vjeçari është duke biseduar për zgjatje të kontratës me Milanin që një kohë tashmë, dhe bisedat e avancuara bënë që Chelsea ta ftohë interesimin për të në fillim të afatit kalimtar.
Por, shefat e rinj të Chelsea janë duke e monitoruar statusin e Leaosë përsëri, duke hapur derën për një shikim më të afërt të situatës dhe në fund ta përmbyllin një marrëveshje.
Mediat italiane shkruan dje së Leao ka kërkuar pagë vjetore 7 milionë euro, një gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit, të cilët i kanë afruar atij një pagë dukshëm më të vogël, rreth 4.5 milionë euro në sezon.
Sulmuesi për momentin ka pagë 1.7 milion euro dhe klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.