Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita, kjo është arsyeja
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e paraparë për t’u luajtur këtë të enjte është shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo ndeshje është shtyrë pasi me datën 25 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet takimi Ballkani – Shkupi.
Lajmin për shtyerjen e derbit të madh kosovar e ka dhënë faqja zyrtare e Prishtinës.
“???????!
Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e paraparë që të zhvillohet në enjten më 25 gusht në mes FC Prishtinës dhe FC Dritës të shtyhet.
Në të njëjtën datë do të zhvillohet Ballkani – Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencës”, shkruhet në komunikatë.