Ballkani fiton minimalisht ndaj Drenicës
Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë në Superligën e Kosovës këtë stinor.
Ballkani ka luajtur sonte ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës, me ç’rast fitoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Ballkanin në këtë duel e realizoi kapiteni, Edvin Kuc në minutën e 44’të.
Ballkani ka marrë një fitore që ia rrit motivin para ndeshjes historike ndaj Shkupit që zhvillohet të enjten.