Shalqini si viagra natyrale: A funksionon vërtet?
Kështu siç e dëgjuat! Sipas disa studimeve, shalqini mund të shërbejë si viagra natyrale pasi në përfundim të eksperimentit të kryer u vu re se 24 burra që kishin probleme me ereksionin u përmirësuan ndjeshëm pas konsumit për një muaj rresht të këtij fruti.
Kjo sepse citrolina, një aminoacid që ndodhet me shumicë tek shalqini mund të trajtojë disfunksionin erektil pa efekte anësore. Citrolina përmirëson qarkullimin e gjakut dhe çdo gjë ndihmon në këtë aspekt, pra është e mirë edhe për jetën tuaj seksuale. Orgazma nuk është asgjë tjetër veçse një episod i gjatë i lëvizjes së gjakut nëpër trup, në mënyrë të shpejtë dhe të kënaqshme, duke u fokusuar tek truri dhe gjenitalet.
Përveç kësaj lëngu i shalqirit përmban shumë vitaminë C, kalium dhe sheqer jo artificial, shumë herë më i shëndetshëm se lëngjet e tjerë jo bio. Shumë pak i pasur me kalori dhe me përmbajtje të lartë të vitaminës A. Gjithsesi, a mund të themi se funksionon si viagra natyrale?
Sipas ekspertëve ka ende nevojë për studime të mëtejshme, edhe pse ka mjaftueshëm arsye për të besuar se shalqini është mund të jetë zëvendësues i mirë i viagrës sepse zgjon energjinë seksuale. Edhe nëse tek partneri juaj s’funksionon e sigurtë është që do ta mbajë të hidratuar, me lëkurë dhe flokë të freskët.
Burimi: Man Matters